Partia Socialiste pritet të regjistrojë sot në KQZ, Dorian Muratin si kandidat për kryetar të Bashkisë Kavajë.

Edhe PD pritet të regjistrojë sot kandidatin ndërkohë në garën për kreun e Bashkisë, LSI do të përfaqësohet me Maksim Konën. Zgjedhjet vendore në Kavajë do të mbahen në të njëjtën ditë me ato parlamentare, 25 qershor 2017. Ndërkohë pritet zyrtarizimi i kandidaturave të PS dhe PD. PS kishte zgjedhur Klodian Shehin për këto zgjedhje nëse do mbaheshin në datën e dekretuar, 7 maj 2017 por PS u tërhoq nga këto zgjedhje pas deklaratave të PD-se për protesta.