
U mbyll me tensione dhe përplasje seanca e sotme parlamentare. Demokratët u ngritën në këmbë duke bllokuar foltoren dhe duke bërë zhurmë, teksa i binin tavolinave me shuplaka dhe me bidonë plastikë. Kjo ishte forma e tyre e revoltës për të mos kaluar në votim direkt, që u bë me propozim të PS duke shmangur diskutimet pasi demokratët nuk po lironin foltoren. Mes zhurmës, mazhoranca i kaloi e vetme projektligjet një nga një. Sakaq, u zgjodh edhe kreu i ri i KPP, Ismail Shehu. U miratuan këto projektrezoluta:
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
Votimi: 84 pro, 1 abstenim, 2 kundër
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.
Votimi: 83 pro, 1 abstenim, 3 kundër
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”.
Votimi: 82 pro, 1 abstenim, 0 kundër
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.
Votimi: 83 pro, 1 abstenim, 3 kundër
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.
Votimi: 83 pro, 1 abstenim, 1 kundër
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.
Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.
Votimi: 81 pro, 1 abstenim, 3 kundër
Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026””.
Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 3 kundër
Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”.
Votimi: 80 pro, 0 abstenim, 6 kundër
Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.
Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 5 kundër
Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 1 kundër
Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.
Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër
Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.
Votimi: 79 pro, 0 abstenim, 3 kundër
Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.
Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 3 kundër






