Partia Socialiste do të mbledhë këtë të martë në orën 18:00 kryesinë e saj. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për zgjedhjet lokale.

Data e zgjedhjeve do të jetë mes 15 prillit e 15 majit të vitit 2023, ndërsa do të jetë Presidenti i Republikës ai që do të përcaktojë datën e saktë, pas konsultave me krerët e grupeve parlamentare.

Ndërkaq, sipas gazetarit, nuk përjashtohet mundësia që të ketë dhe ndryshim të ndonjë drejtuesi politik në qarqe, e kjo mund të jetë një lëvizje e PS për t’i dhënë dinamizëm garës për zgjedhjet lokale.