Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar ditën e sotme Ulsi Manjën si drejtues politik në Lezhë. Në fjalën e tij, Gjiknuri falënderoi punën e bërë deri më tani në këtë qark nga Blendi Klosi, i cili tashmë ka marrë detyrën e Sekretarit Organizativ të PS.

Gjiknuri bën me dije se në vend të Ulsi Manjës në Qarkun e Dibrës, si drejtues politik do të jetë ministrja Belinda Balluku.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, shkruan Gjiknuri.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politik të qarqeve dhe komisionin e posaçëm të Kryesisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për kryetarët e 61 degëve të PS.

Artikulli paraprakBERISHA I ASHPËR NDAJ RAMËS: JE I PASHPRESË, PD E VËRTETË DO TË MUNDË NË ÇDO GARË
Artikulli tjetërPAS “FURTUNËS” NË EUROVIZION, RONELA HAJATI BËN DEKLARATËN E FORTË