
Teksa PS po mban aktualisht Kongresin, vjen një reagim nga Presidenti Ilir Meta.
REAGIMI I METES
Të dashur qytetarë,
Në respektin tuaj, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS, për shkak të shpifjeve të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve, sot pasdite do të zhvilloj një konferencë shtypi, ku do të jem i hapur për çdo pyetje.
Për shkak të censurës në disa nga mediat që financohen me paratë e inceneratorëve, ju ftoj të më ndiqni live në profilin tim zyrtar në Facebook.