Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha se në raundin e 4 ato do të propozojnë një kandidat për president. Sipas Ballës, askush nuk mund ta mbajë peng procesin e zgjedhjes së presidentit, ndërsa kërkoi dialog dhe bashkëpunim sërish me opozitën. Në raundin e 4 shpresoj që të zgjidhet, tha Balla.

‘Ne nuk do ta lëmë vendi pa president. Dëshira jonë është të dialogojmë me gjithkënd që dëshiron që bashkë me ne të ndajë përgjegjësinë e zgjedhjes së presidentit. Askush nuk mund të marrë peng procesin e zgjedhjes së presidentit. Kemi qenë në gatishmëri për të bashkëpunuar për zgjedhjen e presidentit. Besoj se kemi ardhur në momentin përmbylljes së këtij procesi. Kërkojmë komunikim dialog më të gjithë deputetët e grupeve parlamentare të opozitës.

Në raundin e 4 grupi i PS do të propozojë një kandidat apo Kandidate në varësi të një procesi që ne jemi duke e vijuar që prej datës 28 prill. Kemi identifikuar dhe vazhdojmë të identifikojmë kandidaturat. Shpresoj të jetë raundi përfundimtar raundi i 4.’- tha Balla.

Artikulli paraprakNGA 1 QERSHORI SHQIPËRIA DO MARRË PËR 30 DITË PRESIDENCËN E KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB! RAMA NISET DREJT SHBA
Artikulli tjetërDJEGIA E RAUNDIT TË TRETË, ALIBEAJ: HUMBËM NJË RAST PËR T’I DHËNË VENDIT NJË PRESIDENT DINJITOZ