Koordinatori Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës Ilir Beqaj në vijim të takimeve ishte në njësine administrative Postribë ku diskutoi me banorë, studentë dhe të rinj atje.

Gjatë këtij takimi përveç të tjerave Beqaj theksoi disa plane veprimi që lidhen me vitalizimin e universitetit, kolegjeve profesionale si një mënyrë e mirë që më pas këta të rinj të kenë mundësi punësimi dhe hapësira për zhvillimin e turizmit.

Ndërkohë kandidati për deputet i partisë socialiste Ilir Beqaj ishte në një takim edhe me banorë në Iballë të Pukës ku u evidentuan investimet e këtyre 8 viteve.

Është investuar rruga Fushë Arrëz–Iballë, gjithashtu në shkollën 9 vjeçare. Banorët vlerësuan edhe investimet në kanalin vaditës dhe dhanë mbështetje të plotë për Partinë Socialiste. Ilir Beqaj tha se brenda muajit do të fillojë edhe rikonstruksioni i qendrës shëndetësore.