
Në një frymë dhe atmosferë fitoreje, në qendër të qytetit të Koplikut është bërë prezantimi I kandidatëve të kësaj zone për deputet në Qarkun e Shkodrës. I pranishëm në këtë takim ka qënë drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës Benet Beci, i cili në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e votës me 11 Maj, angazhimi I qeverisë shqiptare dhe vemendja ndaj Shkodrës nga Kryeministri Edi Rama.
Kreu i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj dhe të gjithë kandidatët kanë ftuar banorët e kësaj zone për një mbështetje maksimale.
Malësia e Madhe konsiderohet si një nga zonat e sigurta të fitores së Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, ndërkohë që edhe vetë strategjia me 4 kandidatë në këtë zonë rrit optimizmin për një fitore të kësaj force politike në zgjedhjet e 11 Majit në Malësinë e Madhe dhe në të gjithë Qarkun e Shkodrës.