Partia Socialiste ka nisur nga Malësia e Madhe, prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ka qënë drejtuesi politik i PS ne Qarkun e Shkodrës Benet Beci, së bashku me kryebashkiakun Tonin Marinaj të cilët kanë prezantuar para anëtarëve të PS Malësi e Madhe kandidatët pjesë e listës së PS në këto zgjedhje ku kjo zonë përfaqësohet nga 4 kandidatë. Për drejtuesin politik të PS, Benet Beci përfaqësimi që i është bërë kësaj zone është më dinjitoz se asnjëherë tjetër me gjithëpërfshirjen e emrave në listë.

Kandidatët janë shprehur të motivuar për kandidatimin dhe përfaqësimin që do ti bëjnë kësaj zone nesër në Parlamentin Shqiptar.

Bujar Rexha, Enertil Canaj, Vera Ndreca dhe Shkëlqim Sterkaj janë emrat e listës shumëemërore të kandidatëve të PS në Qarkun e Shkodrës që përfaqësojnë këtë zonë ku Partia Socialiste pret një rezultat më të thellë se cdo herë tjetër në zgjedhjet e 11 Majit.

Artikulli paraprakNIS PELEGRINAZHI NË KISHËN E SHNA NDOUT
Artikulli tjetërUSH VLERËSON ME CERTIFIKATA 9 STUDENTË EKSELENTË