
9 kandidatët e listës së PS janë prezantuar në Shkodër si ekipi që do të përfaqësojë Bashkinë Shkodër në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Prezantimi është bërë nga drejtuesi politik i Qarkut Shkodër Benet Beci i cili u shpreh se Shkodra në këto zgjedhje ka ekipin më të mirë. Kandidatët prezantuan angazhimin e tyre për Shkodrën 2030.
Vëmendja që ka marrë Shkodra në këto dy vite të drejtimit të bashkisë nga socialistët, ka qënë kryefjalë e fjalimeve të kandidatëve, të cilët vijnë në këtë garë me një frymë positive për Shkodrën.