Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, në një dalje për mediat nga selia rozë, ka bërë publike emrat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit pak minuta përpara afatit përfundimtar të dorëzimit të listave në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Lista e kandidatëve të Shkodrës nuk është pa surpriza sa i përket emrave të përzgjedhur nga kryeministri Rama.

Siç u bë e ditur më herët listën e kryeson Edona Bilali, një emër tërësisht i ri që vjen nga sipërmarrja. I dyti renditet deputeti aktual i Malësisë së Madhe Paulin Sterkaj ndërsa në i treti është administratori i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare Benet Beci, gjithashtu një emër i ri në radhët e PS Shkodër.

Ndërkohë i katërti është drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër Ilir Beqaj dhe në vend të pestë emri surprizë është ai i Frrok Gjinit që përfaqëson zonën e Pukës për të vijuar me Lela Bera Bërdica, Pal Pera, Kristian Shkreli nënkryetar i bashkisë Vau Dejës, Diana Muriqi, Jona Leqejza një prurje e re nga platform “Deputeti që Duam”, Alda Mema nga Puka dhe i fundit Kabir Fishta djali i ish deputeti Seit Fishta.

Në listën e kandidatëve për deputet të PS janë tre nga deputetët aktual që mungojnë. Mungon drejtuesi politik Ditmir Bushati që nuk është zgjedhur në asnjë prej qarqeve, mungon Senida Mesi e cila arriti të ishte edhe zëvendës kryeministre dhe Luan Harusha si përfaqësues i Rrethinave.

Lista e Kandidatëve për deputet PS qarku Shkodër

1.Edona Bilali
2.Paulin Sterkaj
3.Benet beci
4.Ilir Beqaj
5.Frrok Gjini
6.Lela Bera
7.Pal Pera
8.Kristian Shkreli
9.Diana Muriqi
10.Jona Leqejza
11.Alda Mema
12.Kabir Fishta