
ZBARDHEN EMRAT NË RADHËT E TË MAJTËVE, LISTA ME SURPRIZA. Partia Socialiste e Shkodrës publikon listën e saj për Këshillin Bashkiak. Pas përfundimit të afatit të fundit 9 majit, i vendosur nga KQZ për ndonjë verifikim të mundshëm, edhe lista e socialistëve zyrtarizohet. Në krye të kësaj liste është një mjek. Për PS i pari është Gëzim Galiqi, një emër i njohur në Shkodër. E dyta në renditje patjetër që është një femër si shkak i formulës së re ku 50% duhet të jenë femra. Në këtë mënyrë e dyta renditet Senida Mesi, një prej personave që po merret me programin e candidates së koalicionit të majtë Keti Bazhdari.
I treti në listën e PS për këshillin bashkiak është një tjetër emër i njohur në Partinë Socialiste, Luan Heta. Më pas vjen Mirela Mataj. Një surprizë mund të jetë ish basketbollisti dhe ish trajneri i njohur Renato Radoja i cili po ashtu bën pjesë në listën e fituesve të sigurtë. Pas tij është Valentina Vuksani dhe më pas Gjovalin Ndoj, Brisela Kadija dhe Ali Tula. Interesant është e listuara në vendin e 10-të. E sapozgjedhur në krye të Forumit Rinos Socialist për degën Shkodër, Xheni Halili do të tentojë që të ketë një vend si këshilltare në 4 vitet e ardhshme. 10 të parët mendohen si më të rëndësishmit dhe nga ana e të majtëve konsiderohen si të sigurtë në këshillin e ri të Bashkisë duke qenë se tashmë do të jenë 51 anëtar dhe jo 45 se deri tani. Më pas i 11-ti është Lush Marku dhe me radhë deri në vendin e 15-të bëjnë pjesë Iljesa Mollca, Jetmir Lumaj, Rume Dekovi dhe Ervin Brahimi. Pjesa tjetër, deri në vendin e 51-të kanë pak shanse për të qenë pjesë e këshillit teksa objektiv i PS është të nxjerrë deri në 15 këshilltar nga 7 që ka aktualisht.






