Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun Shkodër Ilir Beqaj, i katërti në këtë listë ka zhvilluar një takim me banorë të Pukës. Beqaj theksoi se ndryshimet në Pukë janë shumë të dukshme falë investimeve të bëra gjatë këtyre 8 viteve nga qeveria.

Gjatë bisedës me banorët e Pukës Beqaj premtoi se investimet do të vazhdojnë duke kërkuar që vota me 25 prill të shkojë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Banorët e Pukës i premtuan Ilir Beqaj maksimizim të votës për partinë socialiste duke ruajtur edhe rezultatet e vitit 2017, ku Puka tregoi mbështetje të madhe ndaj Partisë Socialiste.