Kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Shkodrës Ilir Beqaj gjatë një takim me banorë të njësisë administrative Rrethina të Bashkisë Shkodër, evidentoi se në Shkodër do vijnë shumë investime publike dhe private për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e infrastruktrës, ndërmjet zonave të kësaj bashkie. PS është e vetmja forcë politike që ka aftësinë dhe vendosmërinë për ta çuar përpara zhvillimin e Shqipërisë e në mënyrë të veçantë të Shkodrës.

Nga ana tjetër theksoi se kundërshtari politik nuk ka asnjë plan zhvillimor të qartë për qytetin e Shkodrës dhe e gjithë fushata e tyre është vetëm me thirrjen “Rama ik” pa pasur asnjë projekt konkret.

Ilir Beqaj dhe Partia Socialiste mori mbështetje të plotë që me 25 prill njësia Rrethina do votojë nr 12 dhe Edi Ramën.

Artikulli paraprakAMBASADORJA SUEDEZE: SHITJA E VOTËS RREZIK NË DEMOKRACI
Artikulli tjetërPOSTRIBË, BANORËT-HELIDON BUSHATIT: NA MBULOI VARFËRIA