
Shiroka është një nga simbolikat e transforimimit të Shkodrës. Ky ka qënë mesazhi që kanë përcjellë kandidatët për deputet të partisë socialiste në këtë zonë turistike të Shkodrës. Kandidatët Edona Bilali, Xhenis Çela dhe Onid Bejleri vunë theksin tek punët që kanë nisur në Shkodër për transformimin e qytetit si dëshmi e vemendjes së qeverisë shqiptare ndaj Shkodrës.
Drejtuesi politik Benet Beci, u shpreh se sot është një betejë për zhvillimin e Shkodrës për projektet e nisura dhe për projektet afatgjata që e kthejnë Shkodrën në kryeqendër të rajonit.
Edhe vetë banorët e pranishëm, shprehën mbështetje për punët e mira që kanë nisur në Shkodër.