Drejtuesi Politik i PS për Qarkun Shkodër Ilir Beqaj bëri një takim me farmacistë të qytetit të Shkodrës. Gjatë këtij takimi u diskutua për reformat e marra në këto 8 vite. Beqaj ju shprehu mirënjohjen edhe për punën e bërë gjatë vitit të pandemisë farmacistëve.

Pjesë e proçesit të vaksinimit kanë qenë edhe farmacistët ku janë vaksinuar 40 prej tyre! Nga ana tjetër vetë farmacistët kanë folur për reformat dhe për vazhdimësinë e tyre, ligje të rëndësishme si ai i barnave, paisjeve mjekësore dhe produkteve kozmetike.

Prej disa vitesh përdoret receta elektronike, gjë e cila ka lehtësuar punën e farmacistëve. Beqaj tha se në mandatin e ardhshëm do të ketë një shtrirje të përdorimit të recetës elektronike. Në fund të takimit farmacistët i dhanë mbështetje kandidatit për deputet për partinë socialiste Ilir Beqaj në mënyrë që të vazhdohen këto reforma.