Në një takim të deputetit Ilir Beqaj, njëherazi drejtues politik i qarkut Shkodër të PS-së me mësues të qytetit të Shkodrës u evidentuan arritjet kryesore në arsimin parauniversitar. Beqaj theksoi se kurrikula e reformuar e arsimit parauniversitar ka në themel aftësimin e nxënësit për jetën dhe për të nxënit gjatë gjithë jetës.

Në mandatin e ardhshëm do të vijohet me konsolidimin e reformave të nisura. Rritja e pagave të mësuesve 40 %.Përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat i pjesës së pagës 40 mijë lekë.Nuk do të ketë më mësim me dy turne pas vitit 2025.

Nderkohe mesuesit e pranishem folen mbi reformat e zbatuara ne arsim si Mësues për Shqipërinë – Portali i mësuesit. Mundësi e barabartë në përzgjedhjen e vendeve të punës sipas parimit Meritë-Preferencë-Transparencë dhe sherbimeve te tjera.

Mesuesit u shprehen te bindur qe duhet te vazhdohen keto reforma te nisura nga kjo qeveri per te rritur akoma me shume cilesine ne arsimin shqiptar.

Artikulli paraprakGOLEM, “POLITIKA GËNJEU 30 VJET PËR UJIN E PIJSHËM”
Artikulli tjetërPD SHKODËR, BIZNESET-HELIDON BUSHATIT: PO FALIMENTOJMË