Koordinatori politik i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj bashkëbisedoi me qytetarë për programin ekonomik dhe lehtësitë e parashikuara për biznesin e vogël duke evidentuar taksimin zero dhe heqjen e tvsh-së.

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste Beqaj gjatë takimeve me bizneset nga kryqëzimi i ish degës deri në afërsi të unazës së qytetit, pati mundësi për t’u njohur me problematikat e biznesit por edhe me sugjerime dhe me rezultatet pozitive që kanë patur reformat për biznesin.

Takimi me qytetaret u shoqërua me biseda të lira, ndërsa përfaqësues të biznesit i dhanë edhe mbështetje të plotë Ilir Beqaj i cili premtoi që lehtësirat sidomos për biznesin e vogël do të vazhdojnë.