
Drejtuesja politike e PS Shkodër Edona Bilali tha se do të kërkohet që kandidatët për kryetar partie në bashkitë e qarkut Shkodër të jenë modelet më të mira në PS dhe jo si anasjelltas duke iu referuar kryetarëve të partive të PD.
Bilali tha se asambleja e PS Shkodër do të ftojë të gjithë anëtarët e saj që të kandidojnë për të marrë këtë përgjegjësi për të drejtuar pas dy muajsh socialistët shkodran.
Takimi me dyer të mbyllura në selinë e PS Shkodër në praninë e drejtuesve të larta nga qendra dhe asamblesë së PS të qarkut Shkodër zgjati më pak se një orë. Tashmë takimet që lidhen me procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të PS do të jenë më intensive derisa ky proces të përfundojë. Është ende e paqartë se kush mund të jenë kandidatët por dyert janë të hapura për të gjithë ata që duan të garojnë në këtë proces për të drejtuar PS Shkodër.