Me debate dhe sinjale të forta është shoqëruar mbledhja e parë e koordinatorit të Partisë Socialiste Ditmir Bushati i cili është i deleguar i qendrës për Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet që PS do bëjë brenda llojit. Bushati e ka nisur mbledhje duke thënë se tashmë nuk do ketë më një lojë ku lidershipi paracakton se kush do drejtojë partinë socialiste në rrethe. “Na duhen më shumë forca në terren. Do bëjmë verifikimin për vetë partinë.

Faza e dytë janë zgjedhjet në parti. Qëllimi jonë kryesor të përfshijmë më shumë, edhe ata që humbën në zgjedhjet vendore dhe të bëjmë lojën e zakonshme me paracaktim të drejtuesve. Ndershmëri maksimale në këtë proces. Kushdo mund ta provojë veten. Jo më një lojë që nuk na rezultoi pozitive. Deri ditën e premte do të hartohet lista paraprake ku çdo i deleguar do të ketë 5 organizata të partisë dhe duhet të sjellë historikun elektoral të secilës zonë”-tha Bushati. Më tej Bushati vijoj duke thumbuar edhe koalicionin me LSI-në çka tregon nisjen e plasaritjes të marrëdhënieve mbase. “Të shohim raportet në koalicion, sa është respektuar marrëveshja dhe se si ka funksionuar. Nuk kemi një strukturë ekstra për emërimet por duhet të kemi një tryezë të përbashkët për të parë se çfarë nuk ka funksionuar”.
STERKAJ: PS HUMBJE TË TURPSHME NË SHKODËR
Pas Ditmir Bushatit e mori fjalën deputeti Paulin Sterkaj i cili kaloi tek punësimi dhe administrata publike edhe pse mbledhje në thelb kishte nisjen e riorganizimit të partisë. “Do ishte më mirë një analizë. Duhet të shihet punësimi. Një pjesë e administratës nuk ka funksionuar siç duhet. Kjo nuk është diskutuar asnjëherë. Të korigjojmë administratën që si të depolitizuar çuan votat në partitë e tjera. Bashkë ne deputetët do bëjmë një koordinim më të mirë. Prioritare organizimi i PS dhe të shohim si kanë funksionuar letrat e partisë. Nuk është mbledhje për punësim por kemi një situatë jo të mirë në Shkodër dhe Shqipëri. Bëmë një humbje të madhe dhe të turpshme në Shkodër me 21 qershor. Reforma kishte në gjithë Shqipërinë por fituam kudo. 10 mijë vota minus në Shkodër për PS është e turpshme. Shumë njerëz marrin trofe dhe thonë unë unë por duhet të përfitojnë ata që kanë kontributin maksimal. Administrata në Shkodër është bërë me njohje dhe lidhje e jo me kontribute. Dikush në darkë ishte me Keti Bazhdari, natën me Tom Doshin dhe të nesërmen me Agron Çelën, kemi edhe fotografi”-deklaroi deputeti Sterkaj.
BESNIK BRAHIMI: JENI ZERO, NË SHKODËR NUK KA PS
Më pas fjalën e mori ish-kryekomunari i Bërdicës Besnik Brahimi. “Në 2001 PD mori 7 vota në Bërdicë kur erdhi Tom Doshi dhe më tha të kontribuoj për PS-në. Në 2013 morëm një fitore historike dhe pritej shumë. Pas fitores shumë drejtora u vendosën pa meritë. Janë të gjithë të PD në administratë të punësuar. Në Shkodër s’ka PS, ku ka anëtar këshilli bashkiak nga jeta civile, po ne çfarë jemi. Vendosni dorë se nuk keni gjë në terezi, punësimi është zero”-deklaroi Brahimi.
DITMIR BUSHATI: TOPALLI E ADEMI S’MBOLLËN LULE POR FITUAN
Në fund pas edhe disa diskutimeve nga të pranishmit Ditmir Bushati bëri mbylljen e takimit. “Jemi pak këtu në Shkodër dhe duhet që të rritemi në numërdhe të mos krijojmë situatë grupazhesh. PD ishte në ditën më të keqe dhe nuk mundëm të fitojmë, pra duhet të bashkohemi. Deputetët duhet të kenë një përgjegjësi më të madhe politike gjatë procesit të zgjedhjeve në parti ndërsa të deleguarit do të kenë në përgjegjësi organizatat. FRESH dhe organizata e gruas duhet që të kenë më shumë peshë. Duhet të zgjerohemi në territor. Nuk mendoj që Jozefina Topalli dhe Voltana Ademi mbollën lule dhe fituan në Shkodër. Do vij të mbjelli edhe lule por le të jemi më të hapur me njëri-tjetrin. Nëse nuk kanë funksionuar këto njerëz që kemi duhet të gjejmë të tjerë dhe të zgjerohemi”-përfundoi Bushati duke bërë që më pas mbledhja të mbyllet.“Na duhen më shumë forca në terren. Do bëjmë verifikimin për vetë partinë. Faza e dytë janë zgjedhjet në parti. Qëllimi jonë kryesor të përfshijmë më shumë, edhe ata që humbën në zgjedhjet vendore dhe jo të bëjmë lojën e zakonshme me paracaktim të drejtuesve. Ndershmëri maksimale në këtë proces. Kushdo mund ta provojë veten. Jo më një lojë që nuk na rezultoi pozitive. Deri ditën e premte do të hartohet lista paraprake ku çdo i deleguar do të ketë 5 organizata të partisë dhe duhet të sjellë historikun elektoral të secilës zonë”. “Të shohim raportet në koalicion, sa është respektuar marrëveshja dhe se si ka funksionuar. Nuk kemi një strukturë ekstra për emërimet por duhet të kemi një tryezë të përbashkët për të parë se çfarë nuk ka funksionuar”. “Do ishte më mirë një analizë. Duhet të shihet punësimi. Një pjesë e administratës nuk ka funksionuar siç duhet. Kjo nuk është diskutuar asnjëherë. Të korigjojmë administratën që si të depolitizuar çuan votat në partitë e tjera. Bashkë ne deputetët do bëjmë një koordinim më të mirë. Prioritare organizimi i PS dhe të shohim si kanë funksionuar letrat e partisë. Nuk është mbledhje për punësim por kemi një situatë jo të mirë në Shkodër dhe Shqipëri. Bëmë një humbje të madhe dhe të turpshme në Shkodër me 21 qershor. Reforma kishte në gjithë Shqipërinë por fituam kudo. 10 mijë vota minus në Shkodër për PS është e turpshme. Shumë njerëz marrin trofe dhe thonë unë unë por duhet të përfitojnë ata që kanë kontributin maksimal. Administrata në Shkodër është bërë me njohje dhe lidhje e jo me kontribute. Dikush në darkë ishte me Keti Bazhdari, natën me Tom Doshin dhe të nesërmen me Agron Çelën, kemi edhe fotografi”. “Në 2001 PD mori 7 vota në Bërdicë kur erdhi Tom Doshi dhe më tha të kontribuoj për PS-në. Në 2013 morëm një fitore historike dhe pritej shumë. Pas fitores shumë drejtora u vendosën pa meritë. Janë të gjithë të PD në administratë të punësuar. Në Shkodër s’ka PS, ku ka anëtar këshilli bashkiak nga jeta civile, po ne çfarë jemi. Vendosni dorë se nuk keni gjë në terezi, punësimi është zero”. “Jemi pak këtu në Shkodër dhe duhet që të rritemi në numërdhe të mos krijojmë situatë grupazhesh. PD ishte në ditën më të keqe dhe nuk mundëm të fitojmë, pra duhet të bashkohemi. Deputetët duhet të kenë një përgjegjësi më të madhe politike gjatë procesit të zgjedhjeve në parti ndërsa të deleguarit do të kenë në përgjegjësi organizatat. FRESH dhe organizata e gruas duhet që të kenë më shumë peshë. Duhet të zgjerohemi në territor. Nuk mendoj që Jozefina Topalli dhe Voltana Ademi mbollën lule dhe fituan në Shkodër. Do vij të mbjelli edhe lule por le të jemi më të hapur me njëri-tjetrin. Nëse nuk kanë funksionuar këto njerëz që kemi duhet të gjejmë të tjerë dhe të zgjerohemi”.