Drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër Ilir Beqaj në një bashkëbisedim me gratë socialiste foli për rëndësinë dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë dhe atë institucional. Beqaj theksoi se falë angazhmit të qeverisë në vendosjen e kuotave për pjesëmarrjen e grave në vendimarrje sot kemi një numër më të madh të tyre në lista dhe politikë.

Beqaj falenderoi gratë dhe vajzat për rolin dhe kontributin e tyre në jetën e qytetit dhe në familje.

Të pranishmet dhanë eksperiencën e tyre ku konfimuan rritjen e numrit të grave në drejtim gjatë qeverisjes së partisë socialiste. Gjatë këtij bashkëbisedimi gratë dhe vajzat i dhanë mbështetje të plotë koordinatorit politik të qarkut Shkodër dhe kandidatit për deputet të PS Shkodër Ilir Beqaj.

Artikulli paraprakLIDERI I PD LULZIM BASHA SURPRIZOHET NGA LOJTARËT E KOMBËTARES, I DHUROJNË BLUZËN KUQ E ZI ME NUMRIN 9
Artikulli tjetërFUNDJAVA ME DIELL RIKTHEN QYTETARËT NË SHIROKË