Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun Shkodër Ilir Beqaj takoi fermerë të cilët kanë përfituar nga vendimet e qeverisë përmes skemës së subvencionit të naftës pa taksa për bujqësinë.

Beqaj theksoi mbështetje për fshatin me vijon e skemës naftë pa taksa, me më shumë vaditje dhe kullim dhe me më shumë subvencione me impute bujqësore pa TVSH.

Fermeri në bashkinë Vau-Dejës konfirmoi që aplikimi në skemën e naftës në bujqësi ka sjellë rezultate pozitive dhe ndihmë financiare për ta pasi nafta për fermerët nuk ka më taksa direkte. Kjo ka dhënë efekte direkte tek shpenzimet dhe të ardhurat e fermerëve me nipt.