Kandidati për deputet I PS për qarkun Shkodër, Benet Beci gjatë turit të tij të takimeve është njohur nga afër me problematikat e turizmit në Shkodër.

Ekspertë,operatorë dhe sipërmarrës ne këtë fushë e shprehën disa prej shqetësimeve kryesore por edhe propozuan strategji në mënyrë që turistët të zgjedhin Shkodrën.

Zoti Beci thekson lidhjen e ngushtë që duhet të ketë zhvillimi I turizmit me atë të infrastrukturës. Pa dallime politike ai ka ftuar pjesëmarrësit të kontribuojnë me idetë dhe potencialin e tyre,për një të mirë të përbashkët, për qytetin e Shkodrës.

Ky takim vjen si një hap I parë dhe konkret në favor të zhvillimit turistik në Shkodër, I cili më pas, sipas zotit Beci do I lërë vendin një plan pune te ardhshëm me prioritete për Shkodrën.