
Drejtuesi politik i qarkut Shkodër për partinë Socialiste Benet Beci ka publikuar 11 emrat që do të jenë pjesë e garës për deputet të qarkut Shkodër. Për deputeten aktuale Edona Bilali është rezervuar numri 5 në listën e hapur të Partisë Socialiste. Jashtë listës fituese është dhe deputeti Frrok Gjini.
Lista vijon me biznesmenin nga Malësia e Madhe Enertil Canaj, Ervin Doda dhe mjekja Holta Duda. Pjesë e garës në listën e hapur të PS do të jetë dhe drejtuesi i Ujësjellës Sha Shkodër Besmir Lesha por dhe kreu i Transportit Rrugor në Shkodër Marjan Ndërshtiqaj. Në garë janë dhe Vera Ndreca, mjekja Kejsi Spahija, ish drejtuesi i ARRSH Shkodër Shkëlqim Sterkaj dhe Adnan Shullani.