Partia socialiste po zhvillon proçesin zgjedhor për 950 delegatë të rinj të kongresit të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë. Në bashkinë Shkodër kanë të drejtë vote rreth 3500 antare të partisë socialiste, ndërsa do të përzgjidhen 36 delegatë. Ndërkohë 95 mijë anëtarë aktivë të kësaj force politike janë thirrur që të marrin pjesë në këtë process për rienergjizimin e partisë, process i cili sekretari i përgjithshëm i partisë socialiste Blendi Klosi tha se është në funksion të fitores së mandatit të tyre të katërt në zgjedhjet e 2025-ës.

Deri më tani kanë votuar rreth 50% e anëtarësisë. Proçesi zgjedhor ka vijuar i qetë. Votimi për zgjedhjen e delegatëve te Partisë Socialiste Shkodër ka nisur që në orën 8 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 16:00.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI” KOHË ASTRALE”
Artikulli tjetërRRETH 300 MIJË PALESTINEZË BRAKTISIN SHTËPITË E TYRE NË RAFAH