Partia Socialiste kërkon mbledhjen e Kuvendit ditën e enjte për miratimin e projektvendimit për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, si dhe miratimin e tij. Në shkresën drejtuar Kuvendit, grupi parlamentar i PS thotë se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Rregulloren e Kuvendit, duke vlerësuar rëndësinë e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, në funksion të angazhimit të vazhdueshëm të Republikës së Shqipërisë për promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe duke marrë në konsideratë rëndësinë strategjike të Bordit të Paqes, kërkojmë:

Thirrjen e Kuvendit të Shqipërisë në Seancë Plenare, më datë 22 Janar 2026, ora 10:00.

Rendi i ditës i seancës plenare të jetë si vijon;

Miratimi i projektvendimit për miratimin me procedurë të përshpejtuar të

projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së

Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të

Paqes”.

Shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Komisioni përgjegjës për shqyrtimin e projektligjit të jetë Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, mbledhja e të cilit të zhvillohet më datë 22 janar 2026, ora 11:00.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NË BORDIN E PAQES, PRITET RATIFIKIMI NË KUVEND! GRUPI I PD: NUK KEMI MARRË NJOFTIM
Artikulli tjetërVANHORN TAKIM ME MINISTREN E SHËNDETËSISË