Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Zguri.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbrëmjen e sotme në Kuvend heqjen nga kalendari të shkarkimit të Zgurit dhe nisjen e dialogut me opozitën. “Marrëveshja e 17 majit krijoi atë konfiguracion në KQZ, është marrëveshja që e vuri Zgurin kryetar dhe nëse marrëveshja ka vdekur, Zguri është dëshmor i parë i vetë marrëveshjes. Por e përsëris këtu. Ajo që unë thash që ishte mospërdorimi i shumicës për t’i dhënë fund këtij debati sikur e bëtë ju kur ishin në shumicë me KQZ. Ju mund të qëndroni në pozicionin tuaj, ne në tonin. Propozimi im ishte që të mos futet në kalendarin e Kuvendit.

Nuk kemi se cfarë diskutojmë më, nuk është sot për të debatuar” deklaroi Rama. Basha vlerësoi si të drejtë heqjen nga kalendari të çështjes së shkarkimit të kryetarit të KQZ, ndërsa shtoi se asnjë marrëveshje nuk mund t’i mbivendoset ligjit. “Duhet hequr nga kalendari dhe nga programi. Asnjë marrëveshje nuk mund t’i mbivendoset ligjit. Heqja nga kalendari sot është vendimi i duhur. Jam dakord, të mos e vazhdojmë këtë debat dhe të zbresim në terren” deklaroi Basha. Kështu Zguri do të vijojë që të jetë në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.