Partia Socialiste ka vijuar t’i kërkojë organit të akuzës të hetojë deri në fund përfshirjen e Lulzim Bashës në një marrëdhënie kontraktuale lobimi me rusët me influenca në Kremlin.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja thotë se Lulzim Basha preket nga disa nene të Kodit Penal.

Sipas Manjës, Basha duhet të dënohet se ka fshehur të ardhurat, ka falsifikuar dokumente zyrtare, ka bërë korrupsion aktiv të punonjësve të huaj publik, ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe duhet të dënohet për akuzën e çeljes së llogarive anonime, si dhe përvetësimin e parave ose mallrave që rrjedhin nga kjo vepër penale.v

Artikulli paraprakJEPEN EDHE 10 KONCESIONE TË TJERA, PAS 223 KONTRATAVE NË 4 VITE
Artikulli tjetërSHKARKOHET GJYQTARI FATOS LULO