Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me miratimin e rregullores sot në Kuvend, që përfshin masa nga 30 deri në 60 ditë përjashtim për deputetët që prishin seancat plenare.

Ai theksoi se ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.

“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.

Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.

Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë.”, shkruan Meta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakÇUÇI I PRERË: DEPUTETËT QË NDEZIN ZJARR NË PARLAMENT DO TË PËRJASHTOHEN 60 DITË
Artikulli tjetërSHKODËR, QARKULLONIN ME ARME DHE KANABIS NË MAKINË, DY TË RINJ NË PRANGA