Deputeti aktual Tom Doshi do të jetë ai që do të kryesojë listën e Partisë Social Demokrate jo vetëm për qarkun Shkodër por edhe për Tiranën është i pari në listë. Pavarësisht zhurmës së krijuar PSD ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet duke konfirmuar Tom Doshin si kryesues në qarkun Shkodër dhe Tiranë.

Sa i përket Shkodrës emri i dytë në listën e PSD si kandidat për deputet është ai i Gledis Çelikut i cili edhe më përpara ka qenë kandidat me PSD dhe aktualisht drejtor i Autoritetit Rrugor për Rajonin e Veriut ndërsa më përpara ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme.

Emri i tretë në listë është ai i Meri Markiçit, drejtore aktuale e Formimit Profesional në Shkodër. Më tej vijon me Bilbil Dervishi, Serdar Hoxha, Amela Zaganjori, Eduard Gjoka, Fabio Martini, Marina Duhani, Samed Bushati dhe Ersen Bala. Partia Social Demokrate në Shkodër e udhëhequr nga deputeti aktual Tom Doshi synon që të marrë të paktën dy mandate deputeti nga 11 që janë në total.

Në zgjedhjet parlamentar të 2017-ës PSD iu afrua mandatit të dytë por nuk arriti që ta sigurojë ndërsa kësaj radhe objektivi është që PSD nga qarku Shkodër të shkojë në Parlament me dy deputetë. Tashmë fushata elektorale ka nisur zyrtarisht dhe gjitha subjektet politike por edhe kandidatët për deputet do të synojnë që të maksimizojnë votat për të marrë sa më shumë mandate.

Këtë radhë është një garë e fortë në qarkun Shkodër mes subjekteve dhe kandidatëve për të siguruar vendet në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë nuk përjashtohen as surprizat qoftë në radhët e partive të ashtëquajtura të vogla por edhe për partitë tradicionale.

Lista e Kandidatëve për Deputet e PSD Qarku Shkodër

1.Tom Doshi
2.Gledis Çeliku
3.Meri Markiçi
4.Bilbil Dervishi
5.Serdar Hoxha
6.Amela Zaganjori
7.Eduard Gjoka
8.Fabio Martini
9.Marina Duhani
10.Samed Bushati
11.Ersen Bala