Një ceremoni e cila kishte shumë pak persona dhe ra në sy mbi çdo gjë veshja lejla që kishin zgjedhur disa nga gratë më të rëndësishme në SHBA.

Zëvendës presidentja Kamala Harris, ish zonja e parë Michelle Obama, ish zonja e Parë dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, si dhe gra te tjera të pranishme, kishin përdorur ngjyrën vjollcë për veshjen e tyre.

Kjo ngjyrë është zgjedhur për shkak të simbolit që kjo ngjyrë mban, unitetin mes dy partive.

Ngjyra tradicionalisht shihet në SHBA si një simbol i dy partive – një kombinim i blusë dhe të kuqes së partive Demokratike dhe Republikane.

Jehona e gjestit bën thirrje për bashkëpunim rreth inaugurimit dhe temës së ceremonisë, e cila në vetvete është “America United”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakFËMIJËT E SOTËM MË TË PALUMTUR NGA QËNDRIMI I GJATË NË TELEFONA
Artikulli tjetërAKSIDENTET, INSTAT: 20% MË PAK HUMBJE JETE NË 2020, SHKAK KRYESOR SJELLJA E SHOFERËVE