Një prej tregjeve të fruta perimeve më të njohur në Shkodër është “Tregu i Rusit”
Larmishmëria e produkteve si dhe cilësia e tyre bën që pjesa dërrmuese e qytetarëve shkodranë bejnë pazar pranë këtij tregu
Ndërsa vërehet që jo vetëm shkodranët por edhe shtetas malezez bëjnë pazar në tregun e fruta perimeve në Rus
Arsyeja pse blejnë në Shkodër sipas tyre është cilësia e produkteve por edhe cmimi më i ulët se ne Malin e Zi
Malazezët vlerësojnë shërbimin por edhe kushtet e tregut ku shiten frutat dhe perimet
“Tregu i Rusit” u rikonstruktua pak kohë më parë me një vlerë rreth 36 miljon lek një financim mes bashkisë Shkodër dhe Fondit të Zhvillimit.
Ky investim ka krijuar kushtet mjaft të mira për shitesit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë treg.

Artikulli paraprakUJËSJELLËSI BARDHAJ, 800 FAMILJE DO TË FURNIOZHEN
Artikulli tjetërKRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ KUSHTETUESJA BLLOKON KUVENDIN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE DERI MË 30 SHTATOR