Konsumatorët në Greqi po dëgjojnë nga vetë zyrtarët e qeverisë për një rritje të madhe të çmimeve në shumë artikuj ushqimorë.

Në fillim ata mësuan për rritjen me gati 50% të çmimit të energjisë elektrike, që sipas burimeve qeveritare vjen si rezultat i ndryshimeve klimaterike.

Sipas ministrit te Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas vala e zgjatur e moti te nxehte ka rritur ndjeshëm kërkesën për energji dhe tregjet e huaja të gazit kanë shfrytëzuar mundësinë për një rritje vertikale prej gati 50% në tregun e energjisë me shumicë.

Kështu, ndërsa çmimi i gazit natyror për megavat orë ishte rreth 33 euro një vit më parë në verë, ai u katërfishua duke arritur në 157 euro. Në të njëjtën kohë, kostoja e blerjes per emetimet e dioksidit të karbonit qe paguajnë njësitë për prodhimin e energjisë elektrike me qymyr dhe gaz natyror është trefishuar në 2 vitet e fundit, duke tejkaluar 60 euro/ton.

Ndersa Ministri i Zhvillimit Adhonis Gjeorgjiadhis nga ana e tij ka paralajmëruar per ketë shpërthim te çmimeve te artikujve te shportës se përditshme duke deklaruar madje se nuk është e mundur te kontrollohet ekonomia botërore dhe tendencat e saj.

Edhe ministri i Financave ka pohuar se tashme ka një rritje globale deri në 30% të lëndëve të para, gjë që shkakton rritje të çmimit të bukës dhe produkteve të tjera bazë, ndërsa per shkak te thatësirës ne Brazil pritet ne rritje e ndjeshme e çmimit te kafesë.

Burime nga zyra kryeministrore pohojnë se nga Panairi i Selanikut javës qe vjen vete kryeministri Mitsotakis do te shpalle një plan per te kufizuar se te mundet ngritjen e pashmangshme te çmimeve te artikujve ushqimore, ndërsa theksohet nga te gjithë qeveritaret se per ketë fenomen po debatohet ne një bazë më të gjerë ne te gjitha vendet e BE.

Rritja e çmimeve te artikujve kryesore ushqimore si dhe e energjisë elektrike vjen ne një moment kur Greqia përpiqet te rimëkëmbë ekonominë e saj te goditur tashme ne dy vitet e fundit edhe nga pandemia, ndërsa ata qe si gjithnjë do paguajnë çmimin ne fund janë vete qytetaret.

Artikulli paraprakLINDËN ME KOKË TË BASHKUARA, FOSHNJET KALOJNË ME SUKSES OPERACIONIN, ARRIJNË TË NDAHEN NGA NJËRA-TJETRA
Artikulli tjetër“PO TË SHKONTE MAMAJA IME NË PUNË, S’DO ISHA SOT”! ÇFARË NËNKUPTON 11 SHTATORI PËR TË RINJTË E NJU JORKUT