Sezoni nisi menjëherë me një trofe për PSG. Të udhëhequr nga i sapoardhuri Dani Alves, kryeqytetasit kanë përmbysur Monaco-n, duke fituar 2-1 në Superkupën e Francës.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të Monaco-s, me golin e shënuar në minutën e 30 nga Sidibe, por në pjesën e dytë PSG ishte një tjetër skuadër.

Me të filluar 45 minutat e dyta, braziliani Dani Alves u bë protagonist i një supergoli, duke realizuar nga goditja e dënimit, ndërsa 12 minuta më pas ish-lojtari i Juventusit dhuroi një asist perfekt për Rabiot.

Në minutat e mbetura, PSG arriti të administrojë rezultatin dhe të sigurojë trofeun e parë për këtë sezon të sapo nisur.

Artikulli paraprakRRITEN AKOMA MË SHUMË TEMPERATURAT, I NXEHTI ARRIN MAJAT
Artikulli tjetërPDK-SË I KËRKOHET TË TËRHEQË VESELIN NGA KANDIDIMI PËR KRYETAR KUVENDI