Dominim absolut i skuadrës franceze, Vllaznia u mposht mbrëmjen e sotme me rezultatin 5-0 nga PSG-ja në duelin e vlefshëm për grupet e Champions-it. Disfata e tretë radhazi për vajzat shkodrane, ndaj klubeve prestigjioze, që janë dukshëm superiorë.

Plot 15 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar në këto 3 duele. Për sa i përket përballjes së sotme, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të PSG-së. Gejaro hapi serinë e golave në minutën e 39-të, teksa në të 44-tën Gjergji shkaktoi autogol. Në pjesën e dytë skuadra franceze realizoi edhe 3 gola të tjerë me Bakman, Baltimor dhe Folke. Për sa i përket statistikave, Vllaznia nuk goditi asnjëherë portën, kundrejt 15 gjuajtjeve në kuadrat të PSG-së. Në sfidën e radhës vajzat shkodrane do të presin PSG-në në “Loro Boriçi” në ndeshjen e kthimit.

FT PSG-VLLAZNIA 5-0
39’ Gejoro, 44′ Karshaui, 60′ (p) Bakman, 76′ Baltimor, 85′ Folke