Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve tashmë nuk vjen vetëm nga shkaqet e njohura si bixhozi, alkooli apo gjendja ekonomike. Rezarta Pode, psikologe në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës thotë se internet kryesisht tek të rinjtë është një shqetësim që mund të çojë në dhunën familjare.

Psikologia Pode shprehet se një problem i padëgjuar deri më tani që ka nisur të shfaqet është edhe përplasja e brezave në Shqipërinë e tranzicionit. Interneti dhe përplasja e brezave janë një risi thotë psikologia Pode që çojnë në dhunën në familje. Edhe policia e Shkodrës pranon se dhuna në familje ka njohur një rritje kohët e fundit kjo edhe për faktin se gratë po thyejnë tabutë duke denoncuar bashkëshortët e tyre.

Artikulli paraprakFAMILJA DANAJ, APELIT PËR NDIHMË I PËRGJIGJEN BANORËT
Artikulli tjetërDIBRA: ÇMIMI ONUFRI, VLERËSIM MAKSIMAL