Policia italiane ka publikuar emrat e 3 shqiptarëve ndër 25 të arrestuarve të një operacioni të madh policor që çoi në kapjen e 5 tonëve kanabis që vinin nga Shqipëria dhe u sekuestruan në Catanzaro. Mësohet se 46 persona janë nën hetim.

Indrit Buja, alias Andrea, shqiptar;Elvis Hajdini, 25 vjeç, nga Vlora;Shefik Muho nga Vlora
Shqiptarët nën hetim që në fillimet e këtij operacioni:Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga Vlora
Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar;Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar;Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar;Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar;Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar;
Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar

Media italiane njoftoi se 25 të arrestuar është bilanci i një operacioni të madh në policor në Itali që ka çmontuar një rrjet trafiku droge nga Shqipëria, i cili po trafikonte 5 tonë marihuanë.

Agjentët e Guardia Di Finanza të njësisë ekonomiko-financiare në Catanzaro, në bashkëpunim me Shërbimin Qëndror të Hetimit të Krimit të Organizuar në Romës kryen arrestimin e 25 personave duke përfshirë edhe tre persona që dyshohet se janë shefat e tyre.

Detajet e operacionit u dhanë gjatë një konferencë shtypi të GdF, Prokurorisë së Catanazaro, Nikola Gratteri. Zv.prokurorit Giovani Bombardier dhe komandantit të provincës.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË KOMBINAT, 300 GRAMË EKSPLOZIV, DETAJE TË REJA
Artikulli tjetërDROGË SHQIPTARE, KAPET SKAFI ME 424 KG HASHASH