Duke filluar nga dita e nesërme, drejtoritë e burgjeve në të gjithë vendin do të jenë me drejtues të rinj, të cilët kanë marrë këtë post të rëndësishëm përmes konkursit. Ministria e Drejtësisë ka publikuar këtë mbrëmje emrat e 24 drejtuesve të rinj të burgjeve në vend, ku ndër të tjera Burgu 313 do të drejtohet nga Mithat Shimaj, Burgu i Peqinit nga Emin Shpata, ai Fushë Krujës nga Agron Hysi , i Fierit nga Arjan Hasani dhe i Shkodres nga Gezim Selimi.

Gara për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të burgjeve u hap në fund të muajit tetor të vitit që lamë pas, ku ishte vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila deklaroi se s’do të ketë më asnjë emërim politik në këtë institucion, por gjithçka do bëhej me konkurs. Ndërkohë, pak muaj më parë, Burgjet u përfshinë nga një ‘furtunë’ largimesh, ku ministrja Gjonaj shkarkoi nga detyra tetë drejtorë në qarqe, duke komanduar tetë të rinj, një dy prej të cilëve kanë fituar konkursin dhe do të vijojnë detyrën, siç është Agron Hysi i Fushë Krujës dhe Arjan Hasani, i cili ishte komanduar në Peqin, ndërsa nga nesër do të drejtojë Burgun e Fierit.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e PS, të shtunën e 6 janarit, se drejtorët e rinj të burgjeve nuk do të jenë degë partie, që të merren nga oborri i LSI e të çohen te PS, duke sqaruar se do kenë përparësi do të ketë kandidatët me role organizativ dhe eksperiencë në FA.

Artikulli paraprakDOSJET E PROKURORËVE,MARKU DO RINGREJË INSPEKTIMIN/STRUKTURA
Artikulli tjetërMETA NË KROACI: PËRCAKTIMI I AFATEVE PËR ANËTARËSIMIN NË BE, JETIKE PËR BALLKANIN