Drejtoria e Antiterrorit në Policine e Shtetit Policia e Shtetit ka arrestuar ish-mësuesen e Medresesë së Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia” për nxitje të urrejtjes.

Ngjarja është bërë publike ditën e djeshme gjatë transmetimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”, ku shtetasja në fjalë gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden. Në deklarimet e marra drejtuesve të shkollës në fjalë, si dhe nga deklarimet e marra vetë shtetases, provohet se është ajo në videon e shfaqur në emisionin “Stop”. Në vijim janë kryer veprimet e tjera proceduriale, duke sekuestruar videon dhe transkriptin e bisedës së zhvilluar në klasë, ku dëgjohen qartë pohimet e kundraligjshme. Në përfundim të procedurave, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen Emine Alushi, 39 vjeç, banuese në Shkodër, me profesion mesuese e teologjisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. Policia e Shtetit dhe strukturat e specializuara të Antiterrorit po vazhdojnë punen për hetimin e shtetases në fjalë apo bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Artikulli paraprakGJENDET E DJEGUR NË MAKINË KËNGËTARJA E HITIT “LAMBADA”
Artikulli tjetërTENSIONI SERBI-KOSOVË NDËRHYN ANGELA MERKEL