Revista “Forbes” ka publikuar për vitin 2019 listën me 100 gratë më të fuqishme në botë.
Për të nëntin vit radhazi, është përsëri ajo që mban kurorën e gruas më të pushtetshme dhe më të fuqishme në botë.

Bëhet fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel e cila edhe këtë vit ‘u vendos’ në kopertinën e prestigjiozes “Forbes” si gruaja më e fuqishme në botë.

Udhëheqësja gjermane kryesoi listën e ‘Forbes’ 2019-të, e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për reagimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005, shpesh është konsideruar si udhëheqëse ‘De Facto’ e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë’.
Ndërkohë, lista me 10 gratë më të fuqishme në botë për vitin që po lemë pas është kjo:
Angela Merkel, Kancelarja Gjermane

Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropiane
Mary Barra, CEO e “General Motors”

Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
Abigail Johnson, CEO e “Fidelity Investments”
Ana Patricia Botin, Kryetare Ekzekutive e Santander Botin
Ginni Rometty, CEO e “IBM”, gruaja e parë që drejtoi kompaninë
Marillyn Hewson, CEO e “Lockheed”