
Shkrimtari, gazetari dhe politikani italian Renato Farina është nderuar nga Bashkia Pukë me titullin “Mirënjohja”, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar ndër vite për Shqipërinë dhe, në veçanti, për mbështetjen e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Itali.Titulli iu dorëzua gjatë një ceremonie zyrtare nga kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, i cili vlerësoi figurën dhe angazhimin e Farinës në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Italisë, si edhe ndihmën e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar.
I emocionuar nga ky vlerësim, Renato Farina falënderoi Bashkinë Pukë për nderimin e akorduar, duke e cilësuar atë një vlerësim të veçantë që e lidh edhe më shumë me Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Ceremonia u përshëndet edhe nga ish-deputeti Eduart Ndocaj, një prej bashkëpunëtorëve dhe miqve të afërt të Farinës, i cili vlerësoi rolin e tij në promovimin e çështjeve shqiptare në Itali dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj emigrantëve shqiptarë. Renato Farina është një emër i njohur në politikën dhe gazetarinë italiane.
Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme në jetën publike, ndërsa ka kontribuar edhe në afrimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, duke qenë një zë mbështetës për shqiptarët, veçanërisht për komunitetin e emigrantëve në Itali.
https://youtu.be/w18buwsnNJY






