Puka është mbuluar nga dëbora, duke krijuar pamje tipike dimërore dhe një peizazh tërheqës për këtë zonë malore të veriut të vendit. Këto pamje janë ndarë edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një video nga Puka, duke përshëndetur qytetarët dhe duke u uruar një fundjavë të mbarë.
Në postimin e tij, Kryeministri Rama shfaq bardhësinë e dëborës që ka mbuluar qytetin dhe zonat përreth, duke e shoqëruar videon me mesazhin “Mirëmëngjes 😊” dhe urimin për një fundjavë të mbarë.
Videoja tregon Pukën të veshur me bardhësinë e dëborës, ku peizazhi dimëror krijon një atmosferë të qetë dhe karakteristike për këtë periudhë të vitit.
Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET NË KURBIN, SISTEMI KULLUES ME PROBLEME
Artikulli tjetërOPERACIONI “WANTED”, ARRESTOHET 33-VJEÇARI