ENDE NUK DIHET FATI I PUNONJËSVE DHE ZBATIMI I URDHRIT TË OSHEE. Listës se punonjësve te OSHEE te cilët nuk kane paguar energjinë elektrike nuk I mungojnë dhe emra te kësaj kompanie këtu ne rrethin e Pukës.

Burime koefidenciale ne Operatorin e Shpërndarjes se Energjisë Elektrike mësoj se janë pesë punonjës te Agjenise se OSHEE ne Puke te cilet renditen ne listën e mbi 200 punonjësve te kësaj kompanie ne te gjithë Shqipërinë te cilet rezultojnë si debitor ndaj institucionit ku ata punojnëPërmes një vendimi te nxjerr nga vete drejtori I pergjithshem I ketij institucioni, te gjithe punonjesit e OSHEE qe kane mbi dy muaj pa likujduar faturat e energjise elektrike duhet te largohen menjehere nga puna.Drejtuesit e Operatorit te Shperndarjes se Energjise ne rrethin e Pukes nuk dhane shpjegime lidhur me punonjesit debitor ndersa presin shkresen zyrtare nga drejtoria qendrore per fatin e debitorve brenda oshee edhe ketu ne rrethin e Pukes. Jane me dhjetra ata punonjes te Shtetiti edhe ne institucione te tjera te cilet kane neglizhuar ne likujdimin e faturave te energjise elektrike dhe sot rezultojne ne listat e debitorve te OSHEE, duke rrezikuar njeherit dhe vendet e tyre te punes.