Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike ne Puke.

Policia ka asgjesuar 198 bimë e fidanë Cannabis Sativa. Dhe Shpallur ne një shtetas. Ndersa eshte proceduar penalisht Kryeplaku i fshatit Karmë, Administratori i Njësisë Administrative Luf Qerret, Inspektori i Shërbimit Pyjorë. Keshtu nga shërbimet e Komisariatit Pukë, në fshatin Karmë e Epërm, Njësia Administrative Luf Qerret, Bashkia Pukë, në një zonë të pyllëzuar të hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan në 3 parcela 88 bimë narkotike Canabis Sattiva dhe 110 kubik fidanë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: L. Gj, 46 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, shtetasit: F. M, 52 vjeç, banues në fshatin Karmë, me detyrë kryeplak i fshatit Karmë, N. F, 58 vjeç, banues në fshatin Kçirë, Njësia Administrative Luf Qerret, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Luf Qerret, A. D, 52 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Pukë, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Pukë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI I ZYRTARIT TË OKB: ISIS I FOKUSUAR PËR TË SULMUAR EUROPËN
Artikulli tjetërYLLI MANJANI: MË DATË 26 FILLON AVAZI…