Dhunohet një elektriçist në Pukë. Ngjarja është regjistruar të martën në fshatin Zvine të njëisë administrative Iballë, ku shtetasi Bajram Hyseni rreth 50 vjeç me banim në qytetin e Pukës dhe me detyrë elektriçist, është goditur me mjete te forta nga Pjetër Gjergji, banor i fshatit Zvine.

Policia bën me dije se Hyseni momentalisht në gjëndje të rëndë. Efektivat e Komisariatit Policisë Pukë menjëherë porsa kanë marrë njoftim kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në ambjentet e policisë të shtetasit Pjetër Gjergji. Sipas policisë, dyshohet se ky shtetas pas dyshimeve se faturisti i kishte faturuar më shumë kilovat orë energji elektrike sesa ai pretendonte se kishte harxhuar ka goditur me mjete të forta, shtetasin Bajram Hyseni 47 vjeç me detyrë faturist. Bajram Hyseni është transportuar me helikopter për në Tiranë. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.