Pukë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Goska”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Pukë, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas që u kapën në tentativë për të kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lajthizë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Goska’, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 31 vjeç, A. L., 25 vjeç dhe J. H., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakKAMERIERËT ME FAT, TURISTI POROSIT DY HAMBURGER, PATATE E PIJE FRESKUESE DHE LË 16 MIJË EURO BAKSHISH
Artikulli tjetërITALIA E KATËRTA MES VENDEVE MË TË GODITURA NGA KRIMI KIBERNETIK