Rrugët rurale vazhdojnë që të jenë një problem shqetësues për bashkinë Pukë.

Amortizimi i shumë segmenteve krijon vështirësi për banorët e zonave të thella të Pukës. Kryetari i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj tregon mungesën e mjeteve mekanike dhe shprehet se një ndihmesë po jep qeveria. Tashmë e njohur si rruga e vdekjes, segmenti në Gjegjan nuk do ekzistojë më në listën e akseve që ka marrë më shumë jetë njerëzish sepse kryeministri Rama ka premtuar nisjen e punimeve shumë shpejt. I pyetur për situatën ekonomike të bashkisë Pukë dhe buxhetin e 2017-ës kryebashkiaku Gjonaj u shpreh se një pjesë do shkojë për shlyerjen e borxheve të akumuluara më parë. Sipas kryebashkiakut të Pukës situata në atë bashki ka ndryshuar ndërsa pranon se duhet ende shumë punë për të shmangur problemet që janë atje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFESTAT E NËNTORIT, VJEN “PANAIRI I PAVARËSISË”
Artikulli tjetërARGJINATURA NË RRETHINA, PJETRI: SITUATË NORMALE