Pukë, Shkodër, sekuestrohet 1 kg e 260 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike

Më datë 24.11.2017, nga strukturat e Seksionit Kundër narkotikëve në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi:

Aleks Ndreka, 35 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz.

Arrestimi i tij u bë pasi në Fushë Arrëz, në dalje të qytetit, u kap duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, me targë TR4414P ku gjatë kontrollit të ushtruar, në bagazhin e mjetit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 260 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”, neni 283/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET HOTELI I BALILËVE
Artikulli tjetërSTAR TREND – 24.11.2017