Musliman e të krishterë u bënë bashkë në përurimin e rindërtimit të xhamisë afro 500 vjeçare të Kodër Hanit në qytetin e Pukës. Ky objekt i lashtë kulti që u trashëgua ndër breza për mesazhin e Paqes u ringrit në këmbë për të shërbyer si vend i burimit të mirësisë për gjithë pukjanët…..

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani në xhaminë e re të Kodër Hanit bëri një lutje për viktimat e pafajshme në Gaza dhe Izrael, qofshin musliman apo të krishterë..

Ipeshkëvi i dioqezës së Sapës në Vau Dejës monsinjor Simon Kulli tha se bota ka më shumë nevojë se kurrë për këtë bashkim njerëzish për të dhënë mesazhin e Paqes….

Kryetari i bashkisë Pukë Rrok Dodaj dhe deputeti Lodovik Hasani uruan besimtarët musliman për xhaminë e re të Kodër Hanit…

Xhamia e Kodër Hanit u rindërtua me fondacionet e qeverisë të shtetit të Kuvajtit por edhe donatorëve si Kadri Morina. I pranishëm ishte Adnan El Gunejm, Atashe dhe sekretar i Parë i Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri….

Në përurimin e xhamisë së Kodër Hanit në Pukë morën pjesë edhe shumë personalitete të tjera mes të cilëve edhe përfaqësues nga komuniteti musliman në Kosovë dhe Dibër…

Pas përurimin në xhaminë e re të Kodër Hanit u bë edhe falja e parë nga besimtarët musliman.

 

Artikulli paraprakPARTIZANI-VLLAZNIA, OSMANI: NDRYSHOJMË LOJËN
Artikulli tjetërPËRKUSHTOJUNI DASHURISË DHE PUNËS, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT