DODANI: NGA 835 VETËDEKLARIME VETËM NJË LEJE NË RRETHIN E PUKËS. Nga 835 vetëdeklarime vetëm një leje legalizimi është dhënë në rrethin e Pukës që nga viti 2005 kur është hapur zyra e legalizimeve atje.

Duke parë këtë situatë drejtori i agjensisë së legalizimeve Ardian Dodani ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë kryetarët e njësive të qeverisjes vendore të rrethit Pukë duke kërkuar që banorët të regjistrojnë pronat dhe kryetarët e njësive të nisin marrjen e masave për procesin e legalizimeve.Banorët por edhe kryetarët e njësive vendore të rrethit Pukë duhet që të kenë një angazhim më të madh për të bërë të mundur legalizimin e shumë objekteve që nuk kanë asnjë dokumentacion.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/prBL5MAV7ZY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]